BE heq kufizimet e udhëtimit antiCovid për Shqipërinë

BE heq kufizimet e udhëtimit antiCovid për Shqipërinë

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian u dakordësuan sot për të hequr kufizimet e udhëtimit për tetë shtete. Mes tyre gjenden tre shtete nga Ballkani Perëndimor; Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Këshilli i BE-së në maj, hoqi zyrtarisht kufizimet për shtetasit e vendeve të treta, të cilat janë vaksinuar me dy dozat kundër COVID.

Pavarësisht se ky vendim prekte dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, fjala e fundit i takonte vendeve pritëse nëse i lejonin këto udhëtarë të kalonin apo jo.

Përveç tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listë janë edhe Shtetet e Bashkuara, Hong Kongu, Makao, Arabia Saudite dhe Tajvani.

08:13h -Pritet vendimi për shpalljen si "të sigurta" nga Covid për Shqipërinë, Serbinë dhe MV

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, kanë arritur potencialin që të shpallen vende të sigurta për udhëtim të lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Këtë e bëri të ditur mbrëmjen e 15 qershorit, Radio Evropa e Lirë nga burime diplomatike.

Nën presidencën e Portugalisë, BE-ja po shqyrton vendet, të dhënat e të cilave tregojnë se raporti i infektimit është 75 raste pozitivë për 100 mijë banorë, në 14 ditët e fundit.

Përveç tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, potencial për të udhëtuar lirshëm janë Shtetet e Bashkuara, Hong Kongu, Makao, Arabia Saudite dhe Tajvani.

Vendimi përfundimtar pritet të merret pas mbledhjes së ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, gjatë ditës së sotme.

Këshilli i BE-së në maj, hoqi zyrtarisht kufizimet për shtetasit e vendeve të treta, të cilat janë vaksinuar me dy dozat kundër COVID.

Pavarësisht se ky vendim prekte dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, fjala e fundit i takonte vendeve pritëse nëse i lejonin këto udhëtarë të kalonin apo jo.

Ndërkaq Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, kanë parë ulje të ndjeshme muajin e fundit të numrit të rasteve pozitive me COVID.

Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria ka pasur tetë raste, Serbia 124 dhe Maqedonia e Veriut 29 raste.

Ndërkohë Shqipëria ka imunizuar me të dyja dozat mbi 330 mijë qytetarë, Serbia rreth 2.3 milionë të popullsisë dhe Maqedonia e Veriut mbi 187 mijë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy