Prokuroria e Krimeve të Rënda ka depozituar në Gjykatë kërkesën për zgjatjen e afatit të arrestit nga 20 ditë në pa afat për shtetasin Nazer Seiti, anëtar i grupit Habilaj, i arrestuar në Babicë pasi policia gjeti 4 ton drogë.
Nezar Seiti mori në tetor masën ‘arrest në burg për 20 ditë’ dhe masa për Seitin skadon më 14 nëntor dhe ai duhet të ekstradohet në Itali, pasi mbi rëndon akuza e përfshirjes në trafikun e drogës Shqipëri-Itali.
Avokati i këtij shtetasi, Detar Hysi, tha se është dakord me ekstradimin dhe se nuk duhet të kërkohet shtim afati.
“Jemi dakord me ekstradimin, s’ka pse kërkohet shtim afati. Klienti im ka dhënë pëlqimin të ekstradohet por po e pengojnë”, tha avokati i Seitit. Seanca për ndryshim mase nga 20 ditë burg në burg pa afat do të zhvillohet më datë 8 nëntor te Krimet e Rënda.



