Nuk kanë të sosur peripecitë e emigrantëve shqiptarë, që tentojnë kalimin me gomone në drejtim të Britanisë së Madhe.
MCN TV ka siguruar pamje të afro 40 emigrantëve shqiptarë, të cilët po qëndrojnë prej 15 ditësh në Veri të Francës.
Siç mund të shihet nga këto pamje, emigrantët qëndrojnë në çadra në një zonë të papopulluar dhe pa kushtet e duhura.
Mes tyre është edhe një fëmijë vetëm 6-muajsh.
Prindërit e të miturit mësohet se janë nga zona e Bathores dhe duket se kanë ndërmarrë një aventurë ekstreme drejt "tokës së premtuar".



