Polica e Sarandës ka arrestuar në flagrancë dy persona të cilët po transportonin 76 kg kanabis sativa. Në pranga kanë rënë shtetasit Taulant dhe Olgert Lamaj, ndërsa destinacioni final i lëndës narkotike ishte Greqia.
Në cilësinë e provës materiale policia ka sekustruar një automatikë si dhe dy automjete në pronësi të të arrestuarëve.



