
Njeriu që i dha jetë karrierës së Whitney Houston do të sjellë historinë e jetës së saj në ekranin e madh.
Moguli i muzikës Clive Davis ka punuar për skenarin për filmin e ri bashkë me Anthony McCarten, skenaristi i filmit “Bohemian Rapsody”.
Filmi i dedikohet portretizimit të jetës dhe karrierës së këngëtares së ndjerë, e cila pas varësisë nga droga, humbi jetën në vitin 2012.
Clive Davis thekson se për bashkëpunimin me McCarten nuk i ka ofruar asnjë pagesë "Unë nuk i pagova asnjë qindarkë atij dhe ai nuk më pagoi asnjë qindarkë për mua”. Davis zotohet se filmi do të jetë një portret këngëtare, e cili vdiq në mënyrë tragjike në shkurt 2012 në moshën 48 vjeç.
"Unë kam një mision këtu," thotë Davis. "Unë kam një mision për të siguruar që për të gjithë kohën që fotografia e plotë e Whitney Houston është kapur në një film pa-ndaluar, i cili është i pasur me muzikë dhe tregon gjenialitetin e saj dhe më shumë nga karakteri i saj nga sa kemi parë deri më sot në projekte të tjera.”
Plani është të përdorim regjistrimet origjinale të Houston në film, që do të thotë se aktori që merr rolin kryesor të këngëtares nuk ka nevojë të ketë korda të nivelit Whitney Houston.



