
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Itali, ku u prit nga homologu i tij italian Giuseppe Conte.
Temë e diskutimit mes dy lidereve ishte çështja e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Rama ka deklaruar se mosçelja e negociatave ishte një mesazh dobësie dhe pafuqie për të mbajtur premtimet e dhëna nga BE për Tiranën dhe Shkupin. Rama falenderoi përzërmërsisht Italinë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë në rrugën e integrimit europian. Kryeministri shqiptar tha se rruga e vetme e Shqiperisë është anëtarësimi në BE, pavarësisht zhgënjimit për mos hapjen e negociatave.
“Fatkeqësisht Këshilli Europian nuk mori vendimin e duhur, duke na mohuar atë që meritonim. Duke dhënë kështu një mesazh dobësia dhe pafuqie për të mbajtur premtimet. Por Shqipëria nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç asaj që kemi ndjekur deri tani”.-tha Rama, i cili më tutje i bëri thirrje biznesmenëve italianë që të vijnë në Shqipëri për të investuar.
Nga ana e tij, kryeministri italian Giuseppe Conti, u shpreh se Shqipëria meriton hapjen e negociatave pa kushte dhe se Italia do të qëndrojë në ‘rradhën e parë’ që vendi të hapë negociatat. Kreu i qeverisë italiane u shpreh se BE nuk mund t’ia lejojë vetes të bllokojë negociatat, por nga ana tjetër nuk mohoi faktin se Shqipëria ka disa detyra për të bërë, në veçanti zgjidhja e krizës politike.
Conte ka dërguar dhe një mesazh për opozitën, duke u shprehur se “si mik i Shqipërisë i lejoj vetes të ftoj forcat e opozitës të bashkëpunojnë”.
"Opozita dhe qeveria të ulen në dialog që të zgjidhin krizën. Të duhet vendet, Shqipëria dhe Italia do të punojnë për nismat në biznese”, pohoi Conte.
Biseda pati në fokus edhe marrëdhëniet mes dy vendeve e në veçanti mundësinë e shtimit të investimeve italiane në Shqipëri, teksa Conte tha se zhvillimi i bizneseve italiane ne Shqipëri do të jetë një fushë ku mund të punohet shumë.
Kryeministri italian tha gjithashtu se është arritur marrëveshje edhe për transferimin e të burgosurve shqiptare që vuajnë dënimin në Itali.
Nga ana tjetër Rama deklaroi se do të punohet ngushtësisht edhe për procesin e njohjes së vjetërsise së punës për emigrantët shqiptarë në Itali.
Ai ftoj sipërmarrësit italiane që të investojnë në Shqipëri.
Vizita e fundit zyrtare e kryeministrit Rama në Romë u zhvillua në tetor të 2017 në kohën e qeverisjes së Paolo Gentiloni.



