Problemet për shkak të reshjeve në Vlorë, Mamaj: Kemi aktivizuar të gjitha kapacitetet (VIDEO)

Problemet për shkak të reshjeve në Vlorë, Mamaj: Kemi aktivizuar të gjitha kapacitetet (VIDEO)

Reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar problematika në qarkullim në qarkun e Vlorës. Aksi Vlorë-Orikum u zhbllokua nga dherat e rënda mbrëmjen e së enjtes, ndërsa lëvizja bëhet vetëm në njërin sens të tij.

Lidhur me situatën e krijuar nga reshjet, në një lidhje skype për MCN TV, prefekti i qarkut Vlorë Flamur Mamaj tha se për shkak të reshjeve vazhdojnë të vijnë inerte nga mali, por siç u shpreh ai për të pastruar rrugët janë vënë në punë të gjitha kapacitetet.

Intervista:

Z. Mamaj a ka më probleme në këto momente që flasim dhe cilat kanë janë pikat më të vështira për t’u menaxhuar?

Mamaj: Situata e mbrëmshme ka krijuar probleme në zonën e Vlorës në rrugën që lidh Vlorën me Orikumin. Reshjet kanë shkaktuar problematika. ARRSH ndërkohë po pastron mbetjet në rrugë.

Z. Mamaj një situatë e vështirë dje ku mbi 100 pasagjerë mbërritën pas shumë orësh pritje në det të hapur. Por kjo nuk  është hera e parë, pasi sipas tyre përsëritet dhe ndërkohë kompanitë e lundrimit dhe ato portuale nuk kanë marrë asnjë masë dhe s’u ka njohur asnjë kosto edhe pse nuk ka qenë për faj të udhëtarëve kjo vonesë.

Mamaj: Situatën e tragetit për shkak të kushteve që ofron porti i Vlorës duhet ta kenë parasysh kompanitë. Është e vërtetë që në orarin e mbërritjes ka pasur intensitet të lartë reshjesh, gjë që u vërtetua me problematikat në qytetin e Vlorës.

Kush janë angazhuar për të pastruar rrugët dhe a ka kapacitete të mjatueshme me mjete?

Mamaj: Kemi aktivizuar thuajse të gjitha kapacitetet edhe private, kapacitetet e ARRSH dhe struktura private. Po bëhet një punë e mirë bashkë me firmën e bypass-it. Aktualisht edhe për shkak të reshjeve vazhdojnë të vijnë inerte nga mali dhe nga verifikimet janë edhe inerte për shkak të rrëshkitjes së dherave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy