Tërmeti në Mianmar, numri i viktimave kalon mbi 3000

Tërmeti në Mianmar, numri i viktimave kalon mbi 3000

Numri i viktimave nga tërmeti i Mianmarit ka shkuar mbi 3000, njoftoi junta qeverisëse e vendit.

Deri më tani janë konfirmuar 3085 të vdekur dhe 4715 të plagosur, ndërsa të paktën 341 persona rezultojnë të zhdukur.

Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë që goditi vendin të premten e kaluar, shkaktoi mijëra shembje dhe dëmtime shumë të rënda në gjashtë rajone të vendit, tashmë në gjendje të jashtëzakonshme.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë të pandërprera, mes rrënojave të qyteteve dhe fshatrave të shkatërruara.

Ndërkohë, meteorologët paralajmërojnë se në Myanmar priten reshje të pazakonta nga e diela deri më 11 prill në zonat veçanërisht të prekura nga tërmeti, si Mandalay, Sagaing dhe Naypyidaw.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy