Arta Marku betohet në Kuvend si kryeprokurore e përkohshme (VIDEO)

Arta Marku betohet në Kuvend si kryeprokurore e përkohshme (VIDEO)

Arta Marku është zgjedhur kryeprokurore e përkohshme me 69 vota të shumicës, në një seancë që u shoqërua me tensione për shkak të kundërshtimit të ashpër të opozitës.

Kjo është hera e dytë që Prokuroria e Përgjithshme i besohet një femre, pas zgjedhjes së Ina Ramës në vitin 2007.

Ajo gjeti mbështetjen e Partisë Socialiste, votat e të cilës i dhanë sot detyrën e re. Pas votimit seanca u ndërpre. Rifillimi i saj pasoi betimin e Markut si kryeprokurore e re, çka i dha fund punimeve të Parlamentit për sot. 

Kush është Arta Marku

Arta Marku është 41 vjeçe, nga Puka. Ajo ka punuar si prokurore në rrethin e Shkodrës.

Marku ka mbaruar në vitin 1999 shkollën e lartë në Shkodër, ndërsa Magjistraturën në 2001 dhe ka një eksperiencë prej 15 vitesh si zv/prokurore e këtij rrethi.

Marku garon edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Bashkëshorti i saj punon si Oficer i Policisë Gjyqësore (OPGJ) për qarkun Lezhë, Shkodër dhe Kukës.

Gjatë karrierës së saj 15-vjeçare në Prokurorinë e Shkodrës, Marku  nuk ka hetuar asnjë dosje të rëndësishme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy