Shpërthimi në byrektoren e Lezhës/ Simoni: Bombola 50-litërshe shkaktoi dëme të mëdha në banesa dhe biznese përreth

Shpërthimi në byrektoren e Lezhës/ Simoni: Bombola 50-litërshe shkaktoi dëme të mëdha në banesa dhe biznese përreth

Bombola e gazit që shpërtheu mbrëmjen e së dielës në një byrektore në Lezhë ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

 

Korrespondenti i “MCN Live” nga Lezha, Juli Simoni, raporton se nga bombola 50 litërshe janë prekur biznese, banesa dhe automjete në rrugën “Luigj Gurakuqi”, duke sjellë pasoja në një perimetër të gjerë.

 

Një shpërthim i fuqishëm tronditi qytetin rreth orës 23:00, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Ngjarja ndodhi brenda një lokali byrektore, në pronësi të shtetasit K.M., ku shpërtheu një bombol gazi.

Si pasojë, u shkaktuan dëme të konsiderueshme jo vetëm në ambientet e biznesit, por edhe në objektet përreth, përfshirë disa apartamente dhe tre automjete të parkuara pranë.

Zhurma e shpërthimit ishte shumë e fortë, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës, të cilët dolën menjëherë nga banesat e tyre. Pamjet nga vendngjarja tregojnë se forca e shpërthimit ka qenë e madhe, duke prekur një perimetër të gjerë dhe duke lënë pas dëmtime të shumta në mure, fasada dhe xhama të thyer.

Sipas të dhënave paraprake, bombola ka qenë rreth 50 litra, çka shpjegon edhe shkallën e lartë të dëmeve, që në pamje të parë i ngjajnë pasojave të një shpërthimi të fuqishëm.

Fatmirësisht, për shkak se ngjarja ndodhi gjatë natës, nuk pati persona në afërsi dhe u shmangën dëme në njerëz. 

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa pas përfundimit të tyre pritet të ndiqen edhe procedurat për dëmshpërblimin e të prekurve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy