Rrapaj: Një nga instrumentet që duhet për ta nxjerrë bujqësinë nga kriza është koperimi, duhet ngritur një sektor që ta mbështesë

Rrapaj: Një nga instrumentet që duhet për ta nxjerrë bujqësinë nga kriza është koperimi, duhet ngritur një sektor që ta mbështesë

Agim Rrapaj, kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar tha në studion e MCN Economy se një nga instrumentet që duhet për ta nxjerrë bujqësinë nga kriza dhe për ta futur në rrugën e integrimit të BE-së është kooperimi.

 

Sipas Rrapajt në vendin tonë nuk ekziston asnjë sektor në mbështetje të koperimit. 

 

Një nga instrumentet që duhet për ta nxjerrë bujqësinë nga kriza dhe për ta futur në rrugën e integrimit dhe të  BE është koperimi. Nuk kam parasysh vetëm kooperativat, por dhe instrumente të tjerë që janë të domosdoshëm në procesin e kooperimit. Ka disa lloje grupimesh.

 

Një nga llojet është quajtur shoqëri të bashkimit bujqësor. Këto shoqëri nuk funksionuan dhe nuk rezultuan eficente për mënyrën si u krijuan. Është për të ardhur keq që janë krijuar në shkallë vendi 104 dhe të 104 shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor kanë pësuar gjoba nga tatim taksat. Nuk u mor parasysh stadi fillestar i tyre që t’i lihej një afat kohor i domosdoshëm  për t’u konsoliduar. 

 

Nuk ekziston asnjë sektor në mbështetje të koperimi. Është domosdoshmëri ngritja e këtij sektori në këtë fushë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy