Virusi që nxori zbuluar moskokëçarjen e Amerikës së Trumpit

Virusi që nxori zbuluar moskokëçarjen e Amerikës së Trumpit

Daniel B. Baer

Fundjavën e shkuar, gazeta gjermane “Die Welt” raportoi se administrata e presidentit Donald Trump, kishte kërkuar të tërhiqte në SHBA një kompani gjermane që po punon me një vaksinë koronavirusi. Sipas një zyrtari anonim gjerman të cituar nga gazeta me qendër në Berlin, synimi i administratës Trump ishte që vaksina e pritshme të bëhej "vetëm për Amerikën".

Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht. A kishte ndonjë përpjekje për të blerë kompaninë? Me para private apo fonde publike? Drejtori i ri i shërbimit të inteligjencës kombëtare amerikane, i cili mbetet edhe ambasador në Gjermani, Richard Grenell, e mohoi një lajm të tillë. Jens Spahn, ministri gjerman i Shëndetësisë, e konfirmoi atë. Duket se ka pasur një lloj parakalimi - edhe nëse ka të ngjarë që ne të mos i dimë të gjitha faktet. Siç vërejti në Tuiter ish-ambasadori Steven Pifer, ndërsa ka pasur një kohë kur një histori si kjo — Shtetet e Bashkuara që fshehurazi aleatit të ngushtë përpiqen të vjedhin ilaçe - do të dukej e paimagjinueshme, mënyra se si është sjellë administrata Trump në të shkuarën e këtë rast të duket plotësisht i besueshëm.

Lajmi tani ka arritur te të gjithë dhe nuk ka ngritur dorën njeri për dëmin që me siguri i është bërë imazhit të Shteteve të Bashkuara dhe marrëdhënies SHBA-Gjermani: Imagjinoni reagimin e popullit gjerman, që i binden kërkesës së kancelares Angela Merkel për t’u izoluar në mënyrë që të ulet kurbën e koronavirusit, pasi ata lexuan se presidenti amerikan po përpiqej të blinte kërkime të rëndësishme mjekësore me shpresën për t’i përdorur ato vetëm për vendin e tij. Shtoji këtë faktit se në Itali, është Kina, dhe jo Shtetet e Bashkuara, ajo që po jep pajisje dhe ndihmë mjekësore pasi sistemi shëndetësor italian po dorëzohet para trenditnë rritje të pandemisë. Dhe për më tepër, i njëjti Trump javën e kaluar njoftoi kufizime për udhëtarët nga Europa drejt Shteteve të Bashkuara pa koordinim paraprak me partnerët evropianë, madje edhe pa paralajmërim. Mjafton të themi se java e kaluar ka shënuar një pikë relativisht të ulët në marrëdhëniet trans-atlantike.

Java e kaluar u karakterizua edhe nga dy dështime të vazhdueshme të politikës së jashtme të Trump: Së pari, që administrata Trump nuk është e prirë të ruajë besimin dhe vullnetin e mirë që është thelbësore për marrëdhëniet e qëndrueshme, bashkëpunuese me qeveritë e tjera. Dhe së dyti, që pandemia e koronavirusit po shpalos qartë marrëzinë e teorisë së Trumpit "Amerika e Para" në politikën e jashtme - dhe të qasjeve të tjera ndaj politikës së jashtme, si në të majtë ashtu edhe në të djathtë, që janë nisur nga fiksioni se mirëqenia dhe interesat e Shteteve të Bashkuara mund të mbrohen veçmas dhe ndaras nga mirëqenia e botës.

Ajo që është kaq dekurajuese për idenë që Trump mund të përpiqet të “përlajë” një vaksinë për përdorim ekskluziv në Shtetet e Bashkuara nuk është lakmia e guximshme e saj; është se dukshëm e keqkupton natyrën e kërcënimit që paraqet kjo pandemi. Vendet duhet të bashkëpunojnë ndërkombëtarisht për të siguruar që diku në botë, kudo në botë, të zbulohet sa më shpejt një vaksinë, dhe në fund të fundit na duhet një vaksinë që të jetë e arritshme në nivel global. Është budallallëk të besosh se grumbullimi i hulumtimeve mjekësore që mund të japin zgjidhjen për një problem kaq të madh sa pandemia do t’u shërbente në të vërtetë interesave amerikane.

Shteteve të Bashkuara u leverdis që ekonomia europiane të jetë funksionale. Fermerët dhe bizneset amerikane varen nga tregtia me pjesën tjetër të botës. Kompanitë shumëkombëshe me bazë në SHBA varen nga krahu i huaj i punës. Pandemitë mund të shkaktojnë paqëndrueshmëri dhe konflikt që rrezikojnë trupat dhe interesat amerikane jashtë SHBA. Shtetet e Bashkuara janë një fuqi globale: Bota varet nga Shtetet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara varen nga bota.

Përgjigja ndaj koronavirusit mund të kishte qenë më efikase nëse do të shfaqej për herë të parë në një vend që nuk ishte autoritar dhe nuk shtypte lajmet për virusin në javët e para. Dhe mund të kishte qenë më efektive nëse Shtetet e Bashkuara po ndihmonin për të udhëhequr dhe koordinuar reagimin e botës ndaj shpërthimit, në vend që të pretendonin me javë të tëra që virusi nuk do të ndikonte në të dhe nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, përpara se të ndiqte disa politika që befasuan edhe aleatët më të afërt të tyre.

Kur isha në qeveri, shpesh doja t'u thoja njerëzve se ata nuk mund t’i përdorin fjalët "Plan Marshall " në takime: Duket sikur në çdo takim për një krizë diku në botë kishte një person që do të thoshte: "Ajo që na nevojitet është një Plan Marshall për [emri i vendit ose rajonit]”. Dhe ndërsa akjo shprehje u bë e parashikueshme në mënyrë frustruese, sigurisht që pasqyronte faktin se momentet me nevojë të madhe mund të jenë momente të mundësive të mëdha për udhëheqjen amerikane. Për një gjeneratë ose më shumë, qëllimi dhe efektet e Planit Marshall patën një ndikim të qëndrueshëm në popullaritetin dhe besimin te Shtetet e Bashkuara në të gjithë Evropën. Administrimi i situatës së koronavirusit nga ana e Trumpit ka qenë i keq. Dështimi i Amerikës për të treguar lidership në një moment krize globale do të ketë efekte të qëndrueshme në staturën që ka ajo në botë. / Foreign Policy /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy