
Shqipëria dhe Spanja luajnë sonte në orën 21:00 për ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin B të Euro 2024.
Iberikët me gjashtë pikë tanimë janë të kualifikuar dhe kuqezinjtë tanë kërkojnë tri pikët historike për të kaluar në fazën e 1/8.

Por ish-deputeti Selami Jenishari, njohës i mirë i futbollit, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, shprehet mjaft pesimist për fitoren e Shqipërisë.
Ai thotë se kombëtarja sonte do të kthehet në shtëpi.
Në këtë emision kam thënë përpara ndeshjes me Çekinë që ishte ndeshje decizive që kisha qejf të jepja kontributin tim, që nuk mund ta kontribuoj askush, meqenëse unë jam marrë me këtë punë.
Mesiguri sonte këta do kthehen në shtëpi, me 100% e them. Po ua argumentoj. Ne kemi një trajner që nuk ka asnjë lidhje shpirtërore me kualifikimin tonë. Ai është e zeza e kësaj që do ndodhi sonte.
Ai atje do që të përfitoi ai vet, që ai të marri reputacion dhe që nuk e ka problem fare, sepse nuk e kupton se nuk ja del asaj që e ka në mend.
Ai ka një grup djemsh jashtëzakonisht të mirë në klubet më të mira që ka Evropa, ata janë nën stërvitjen e njerëzve me kapacitet të vogël.
Është ai gabimi që ka bërë edhe me çekët por aty ishim më fat, sepse ishim 1:0 dhe duke shkuar topi në rrjet duke u bërë goli i dytë, një lojtar cek e prek me dorë që kartoni i dytë jashtë dhe Shqipëria fitoj dhe u kualifikuam ne. Pra, ishte kualifikim aksidental.
Jenisheri, thotë se gabimi i trajnerit Sylvinjo, gjatë këtij rrugëtimi, është futja e futbollistit të madh Armando Broja, në qendër, e jo në sulm.
Fatmirësisht që ne kemi një lojtar që quhet Armando Broja, një djalë i gjatë, i shpejtë teknikisht i mirë, por ky trajneri në vend se me e fut në ndeshje në vendin që duhet, ai e len në stol me Kroacinë.
Dhe kur e fut e fut, atje që ta vrasin dhe t’ja çojnë Brojen në stol. Aq futbollist i madh është ai që për pak vite ai do behet i nivelit të Messit, ai din 75% të asaj që bën Mesi ai i din.
Tërë e zeza e kësaj punë është se duhet të vej sulmues krahu., që duke qenë ne krah te vija anësore, atëherë ka hapësirë, ai e ven ne qendër. Po ta çojë në krah, triblon, e ke në xhep fitoren, ku e le në qendër, thjesht Broja nuk e ka vendin aty.
Heroi i ekipit tonë është Strakosha.



