Rrëfimi shokues i ish-pjestarit të Illuminatit

Rrëfimi shokues i ish-pjestarit të Illuminatit

Një artikull shokues ka alarmuar ditën e sotme përdoruesit e internetit. Në faqen angleze ‘’The Sun’’, është publikuar një artikull i gjatë, në të cilin tregon për një burrë që thotë se ka qenë pjesë e Iluminatit për 47 vjet rresht dhe se ka vendosur të rrëfejë disa sekrete që bota duhet t’i dijë. Sipas këtij personi, i cili nuk është identifikuar, ekziston një grup që kontrollon botën, Rusia e ka fituar garën hapësinore në Hënë dhe Vladimir Putin është anëtar i një shoqërie, e cila në mënyrë të fshehtë ka kontrollin mbi Azinë. 

Pas këtyre deklaratave të forta, ai gjithashtu shton një “Rend i Ri” po vendoset në botë dhe se ka njerëz që krijojnë e shpërndajnë sëmundjet në tokë, dhe shprehet se ekzistojnë robotët shërbëtorë. Duke qëndruar anonim, personi i cili supozohet se ka qenë ish antar i Illuminatit ka folur haptazi. Ai tregon se është rekrutuar në shoqërinë sekrete në moshën 19-vjeçare, pasi u bë për një kohë shumë të shkurtër tepër i pasur. Anonimi shton se gjatë këtyre pesë dekadave është zhgënjyer nga ato që ka parë dhe se ka vendosur të shkëpusë kontaktet e tij të shenjta.

“Po ju them të vërtetën. Asnjë gjë nga këto që unë kam shkruar nuk është ekzagjerim i rremë apo fiksion shkencor. Ky informacion është i vërtetë, real, është realiteti dhe ka ardhur koha që të thuhet”- përfundon ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy