Banorë të zonës së Rrjollit kanë reaguar ashpër ndaj Shkëlzen Berishës, duke e akuzuar për braktisje të komunitetit dhe përfshirje në interesa që, sipas tyre, dëmtojnë pronat dhe territorin e zonës.
Në deklaratat e tyre publike, banorët shprehën zhgënjim ndaj familjes Berisha, duke theksuar se prej 35 vitesh kanë mbështetur politikisht Sali Berishën.
“Rrjolli për 35 vite votoi Sali Berishën, ndërsa ti na ktheve shpinën”, u shprehën ata gjatë protestës.
Banorët pretendojnë se po ushtrohet presion mbi pronat dhe territorin e zonës, ndërsa kërkojnë më shumë transparencë dhe reagim institucional për çdo projekt apo investim që prek Rrjollin.



