Një person është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në afërsi të një banke në Laç.
Bëhet fjalë për ish-efektivin e policisë, Xhelal Reçi.
Mësohet se Xhelal Reçi, 60 vjeç, është ekzekutuar pranë bizneseve të tij, ai zotëron një butik dhe një bar kafe në Laç.
Ndërkohë në afërsi të lumit është gjetur dhe një makinë e djegur, e cila dyshohet të jetë e autorëve të vrasjes.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe po kontrollojnë për kapjen e autorit.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 07:23 , në afërsi të një banke, në qytet Laç, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.R.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.



