Protesta e Albcontrol/ Tomorri: Përgjegjësia bie mbi qeverinë, ka pasur kohë t’i jepte zgjidhje

Protesta e Albcontrol/ Tomorri: Përgjegjësia bie mbi qeverinë, ka pasur kohë t’i jepte zgjidhje

Një ngjarje që cenon sigurinë kombëtare të vendit e cilësoi gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, protestën e punonjësve të Albcontrol, e cila ka detyruar qindra pasagjerë të mos shkojnë në destinacionin ku ishin nisur, për shkak të anulimit të fluturimeve. Në studion e lajmeve në MCN TV, Tomorri tha se pagat, për reduktimin e të cilave protestojnë punonjësit, janë dukshëm mbi mesataren e tregut.  

Të ardhurat e Albcontrol burojnë nga fluturimet. Çdo kompani paguan një biletë të caktuar në llogaritë e Albcontrol-it. Me këto të ardhura financohen shpenzimet e tij. Në një vit arkëtohen 30 milionë euro. Në vitin 2020, numri i fluturimeve është reduktuar. Kjo ka sjellë si pasojë rënien e të ardhurave. Pagat janë ulur dhe sot punonjësit protestojnë. Janë paga të larta. 329 punonjës dhe fond pagash mbi gjashtë milionë euro. I bie që çdo punonjës merr 20 mijë euro pagë në vit, paga dukshëm mbi mesataren e tregut në Shqipëri.  

Tomorri tha se ministrja Balluku ka të drejtë kur e cilëson të paligjshme ndërprerjen e punës nga ana e Albcontrol-it. Megjithatë, pëgjegjësia sipas tij bie mbi qeverinë, pasi ajo ka pasur kohën e mjaftueshme për t’i dhënë zgjidhje këtij pretendimi, i cili në fund të fundit rëndon mbi qytetarët e thjeshtë.    

Pretendimet janë një marifet por de facto është grevë e pastër dhe kodi i punës nuk i lejon grevat. Në këtë pikë ka të drejtë ministrja. Punonjësit nuk kanë shpallur grevë, prandaj kanë bërë atë marifetin e dorëzimit të letrës sikur janë në stres dhe nuk punojnë dot. Është një situatë që zgjat prej një viti. Përgjegjësia është e ndarë, ajo bie edhe mbi qeverinë, Ministrinë e Energjisë, Këshillin Mbikëqyrës të Alcontrol-it.

Tomorri theksoi se situata si kjo nxjerrin në pah domosdoshmërinë e ndryshimit të mënyrës së menaxhimit të Albcontrol-it.

Duhet ndryshuar mënyra si menaxhohet Albcontrol. Nëse ndodh një situatë si kjo, ata mbeten pa rroga. Duhet të caktohet një fond rezervë që përdoret në këtë situatë.  Ligji nuk lejon që këta punonjës të financohen nga buxheti i shtetit. E shoh të vështirë. Nuk e di çfarë zgjidhjeje do t’i japim. Dëmet që u bëhen qytetarëve janë të pallogaritshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy