Pas SHBA, acarohen marrëdhëniet e Iranit edhe me Britaninë e Madhe (VIDEO)

Pas SHBA, acarohen marrëdhëniet e Iranit edhe me Britaninë e Madhe (VIDEO)

Arrestimi i ambasadorit të Britanisë së Madhe në Iran ka tensionuar edhe marrëdhëniet me këtë vend. Rob Macaire, përfaqësuesi diplomatik i Britanisë në Iran, u arrestua pasi mori pjesë në një ceremoni përkujtimore që u shndërrua në protestë për viktimat e avionit të rrëzuar pak ditë më parë.

Britania e ka dënuar arrestimin e ambasadorit të saj në Iran si "një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar". Zyra e Jashtme dhe Bashkësia e Mbretërisë së Bashkuar tha në një deklaratë se ambasadori Rob Macaire, u la i lirë pas një "ndalimi të shkurtër".

Macaire njoftoi në Tuiter se ishte "arrestuar për gjysmë ore", pasi u largua nga një event në përkujtim të viktimave", pasi Irani pranoi se qëlloi pa dashje avionin e linjës ukrainase, duke vrarë të gjithë 176 pasagjerët dhe ekuipazhin.

"Është normale të nderosh kujtimin e tyre, disa prej viktimave ishin britanike. Unë u largova pas 5 minutash, kur disa prej të pranishmëve nisën të brohorasin”, sqaroi ai me një postim në Tuiter.

"Arrestimi i diplomatëve është, natyrisht, i paligjshëm, në çdo vend", shtoi Macaire.

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, tha: "Arrestimi i ambasadorit tonë në Teheran pa arsye ose shpjegime është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar. Qeveria iraniane është në një moment delikat. Ajo mund të vazhdojë marshimin e saj duke u izoluar politikusht dhe ekonomikisht, ose të ndërmarrë hapa për të ulur tensionet dhe të angazhohet në një rrugë diplomatike përpara."

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, shkroi në Tuiter se Macaire nuk u arrestua si diplomat, por “si një i huaj i panjohur në një tubim të paligjshëm". Araghchi tha që sapo u identifikua, ambasadori u la i lirë.

Megjithatë, situata mbetet e tensionuar. Qindra protestues, besnikë të regjimit, u mblodhën para Ambasadës Britanike në Teheran dhe dogjën flamurin britanik.

Ndërkohë, vjen apeli i kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump. “Për udhëheqësit e Iranit: mos i vritni demonstruesit. Ju keni vrarë e burgosur mijëra prej tyre dhe bota po shikon. Më e rëndësishmja, SHBA po shikon. Riktheni internetin dhe lërini gazetarët të raportojnë! Mjaft e vratë popullin e shkëlqyer iranian", shkroi ai në Tuiter. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy