Ish-gjyqtari i Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri largohet nga sistemi i drejtësisë

Ish-gjyqtari i Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri largohet nga sistemi i drejtësisë

Ish-gjyqtari i Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri del përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë. Ky vendim është marrë sot nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke pranuar kërkesën e ILD.

Gjatë seancës, mbrojtja e Mirit kërkoi të mos shkarkohet pasi ai ka kërkuar vetë të largohet. Ish-Apeli i Krimeve të Rënda e dënoi 2 vite burg dhe tre vite mos-ushtrim detyre.

Shkëlqim Miri u arrestua në vitin 2017 dhe u akuzua për korrupsion pasiv. Në momentin e arrestimit gjyqtarit iu sekuestruan në banesë 34 milionë lekë, një pjesë e të cilave iu kthyen pasi ai i justifikoi me faktin që i kishte marrë hua nga të afërmit për t’u kuruar nga tumori. Hetimet e nisura në 2017, nxorën në dritë faktin se gjyqtari Shkëlqim Miri kishte marrë ryshfet, për të vendosur në favor të Gentian Dodës, i cili u shpall fajtor për akuzën e plagosjes dhe dënimi iu reduktua ndjeshëm. Pas verdiktit të Apelit, Gentian Doda rifitoi lirinë. Ai mundi të arratisej jashtë vendit, ndërsa në Shqipëri u arrestua gjyqtari dhe të afërm e miq të të dënuarit. Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 2 vite e 6 muaj burg ish-gjyqtarin e Apelit të Tiranës. Kohë dënimi që Gjykata e Apelit e uli me 8 muaj burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy