Përmbytjet/ Emergjencat Civile të Kryeministrisë: Pritet përkeqësim, duhet bashkëpunim

Përmbytjet/ Emergjencat Civile të Kryeministrisë: Pritet përkeqësim, duhet bashkëpunim

Emergjencat Civile të Kryeministrisë kane dale me nje deklaratë për situatën e permbytjeve ku bejne me dije se 10 banesa në Kamëz janë përmbytur. E bllokuar nga bora eshte rruga Bogë-Theth.

“Autostrada Tiranë- Durrës e bllokuar, rrëshqitje dheu në rrugën Tiranë-Ndroq. Prezencë uji në aksin Mjedë-Shkodër”.

Njoftim për gjendjen në vend si pasoje e motit me reshje

Mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot me reshje mesatare dhe të larta shiu, të cilat priten të intensifikohen më 30 nëntor – 2 dhjetor në gjithë territorin e vendit.

Në Kryeministri është zhvilluar mbledhja e Komitetit të Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave, në nivel të Sekretarëve të Përgjithshëm, ku është diskutuar për punën e bërë për parandalimin e emergjencave, problematikat sipas fushave dhe detyrat për secilin institucion. Në vijim janë marrë këto masa:

✓ Janë bërë njoftime publike për nivelin e rrezikut dhe adresat e evakuimit
të mundshëm;
✓ Janë ngritur shtabet e emergjencës në të gjitha qarqet;
✓ Janë bërë inspektime të gjithanshëm në të gjitha nyjet kritike në vend, si
nga prefektët ashtu dhe nga drejtuesit e strukturave të tjera shtetërore;
✓ Janë kontaktuar kontraktorët privatë që kanë përgjegjësi në mirëmbajtjen
e rrugëve;
✓ Ka vazhduar puna për zhbllokimin e kanaleve kulluese në të gjithë vendin;
✓ Janë inspektuar dhe mbahen nën vëzhgim prurjet në lumenj dhe përrenj;
✓ Ka vazhduar puna për mirëmbajtjen dhe riparimin e problemeve në rrjetin
elektrik dhe atë të furnizimit me ujë.
Pasqyra e problemeve kryesore të evidentuara Siguria e jetës

Një elektricist i OSHEE humbi jetën gjatë punës në Fier dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë punës në Shkodër. Janë evakuuar 20 persona në Gjirokastër, 7 në Berat dhe po evakuohen 10 në Tiranë.

Rrugët
Kryesisht të lira. Të bllokuara nga bora Rruga Bogë-Theth në Qafën e Thorës.
Probleme në Autostradën Tiranë- Durrës dhe në disa rrugë dytësore, që janë pastruar.

Rrëshqitje dheu në rrugën Tiranë-Ndroq. Prezencë uji në aksin kombëtar Mjedë-Shkodër.

Energjia elektrike

Ka pasur problem furnizimi me energji te dy hidrovorëve të Velipojës, që ndërkohë është zgjidhur. Janë pa energji rreth 75,000 mijë abonentë dhe nuk janë në funksionon 62 fidera.

Uji

Dëmtime të pjesshme të ujësjellësit të Bulqizës, pa u ndërprerë furnizimi.

Shkollat

Është ndërprerë mësimi në të gjithë shkollat e vendit.

Banesat

Janë përmbytur 10 banesa në Kamëz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy