Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e një qendre të presionit të lartë atmosferik mbi Ballkan, duke siguruar kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë do të dominojë në shumicën e territorit, veçanërisht në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonat malore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Në orët e pasdites dhe në vijim, vranësirat do të shfaqen herë pas here në të gjithë vendin, por pa ndryshime të ndjeshme në kushtet e motit.
Temperaturat e ajrit do të mbeten relativisht të larta për këtë periudhë të vitit, duke u luhatur nga 4°C në mëngjes deri në 22°C në mesditë.



