
Eksperti ekonomisë Genti Beqiri në një intervistë për MCN Live ka komentuar lidhur me paketën anti-krizë për të cilën u shpreh se është e pamjaftueshme.
Ai tha se kjo ndihmë ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve, por qeveria ka përjashtuar disa kategori duke i lënë në mëshirë të fatit.
Sipas tij, ajo është një skemë jo e menduar mirë, është skemë e thjeshtë e bërë aty për aty, ndërsa duke pasur parasysh situatën, qeveria duhet të ketë skema më të mirëmenduara.
Duhet të ketë korrigjim sepse bëhet fjalë për një grup dhe jo qytetarët. Normalisht që një pjesë e madhe e qytetarëve që kanë kontribuar me taksa të rritura në buxhetin e shtetit është lënë jashtë kësaj skeme. Skema është ndihmë patjetër, por jo një indeks i mirëfilltë, por gjithsesi duke pasur parasysh ekonominë, buxhetin është njëlloj ndihme sado e vogël. Gjykoj se nuk është e plotë sepse nuk përfshin grupet e tjera që janë lënë jashtë saj në mëshirë të fatit. Vendi ynë e ka të vështirë për ta përballuar këtë pjesë dhe jo vetëm rritja e çmimit të shportës por dhe rritja e karburantit. Gjykoj se ka një mos barazi në të sepse energjia pavarësisht fashave 800 kë/h është një mesatare, por dimri patjetër do i afektojë dhe kalojmë në një vlerë nga 10 mijë lekë të reja në dyfishin e saj. Pra në dimër familjet shqiptare do të preken nga rritja e energjisë. Do jetë dimër i vështirë, situata është e paprecedentë, një shamatë në ekonomi e cila kërkon zgjuarsi dhe masa të mirë menduara dhe jo të thjeshta, shabllonë paksa të rëndomta sa i përket konceptit ekonomik të tyre. Problemin e shoh dhe keqmenaxhimi i burimeve natyrore. Kjo situatë do të zgjasë shumë gjatë dhe duhet të kemi projekte afatmesme dhe afatgjata që ti bëjmë ballë.
Ndërsa i pyetur për tec-et lundruese, nëse janë një zgjidhje e duhur, Beqiri tha se mes dy alternativa të këqija do zgjedhim të keqen më të vogël.
Tec-et janë fleksibël në aspektin e nevojës përsa i përket prodhimit. Ato do kërkojnë hidrokarbure për prodhimin e energjisë. Janë patjetër dhe ndotëse, të jemi të qartë që në këtë situatë ose do kemi energji me ndërprerje ose prodhim në këto forma. Kanë impakt në mjedis dhe janë ndotëse, por midis dy alternativa të këqija do duhet të zgjedhim të keqen më të vogël.



