Turizmi malor/ Çikopano: Alpinizmi është mjaft i gjerë, ky sport po rivitalizohet (VIDEO)

Turizmi malor/ Çikopano: Alpinizmi është mjaft i gjerë, ky sport po rivitalizohet (VIDEO)

Elion Çikopano, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Aplpinizmit dhe Turizmit Malor në studion e lajmeve në MCN Live deklaroi se ky sport po rivitalizohet, ndërsa theksoi se gjatë pandemisë skija ishte një nga sp[ortet që pothuajse ishte i mbyllur për shkak të orareve të kufizuara.

Ai tha se alpinizmi është mjaft i gjerë nuk ka vetëm borën dhe ecjen, por potencial të frikshëm ka dhe kacavarja, ngjitjet me litar, ndërsa shtoi se këtë sezon po planifikojnë të bëjmë majën e Arapit në Theth sepse këtë vit për herë të parë është hapur dhe rruga në Theth.

Alpinizmi është kompleks, ky sport sa vjen dhe po rivitalizohet. Bora i bën gjërat më të bukura, por ndonjëherë dhe më të vështira kur bëhet akull. Sa i përket rajonit besoj se i gjithë është në të njëjtin vorbull, është një sport i ri që po shkon drejt rivitalizimit dhe tani sikur po rigjallërohen gjërat. Gjatë pandemisë pothuajse skija ishte e mbyllur sepse oraret na kufizuan. Kohët e fundit janë goditur të gjitha sportet në Shqipëri. Zakonisht njerëzit që na bashkohen janë ata me eksperiencë që na bashkohen dhe në dimër dhe në verë. Ka mjaft grupe që janë aktive në të njëjtën kohë, por të themi aktualisht mbi 6 grupe në javë organizojnë diçka.

Pas marsit është më e thjeshtë për të shijuar majat sepse aktualisht ekziston dhe rreziku nga ortekët e borës. Zakonisht kur do të shkosh në një mal bëhet planifikimi, grupi, pajisjet, etj. Për momentin aktiviteti shtrihet nga Mali i Thatë në Pogradec e deri te Alpet. Sivjet po mendojmë të bëjmë majën e Arapit në Theth sepse këtë vit për herë të parë është hapur dhe rruga në Theth. Alpinizmi është mjaft i gjerë nuk ka vetëm borën dhe ecjen, por potencial të frikshëm kemi kacavarjen, ngjitjet me litar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy