Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur disa kompani grumbulluese të produkteve bujqësore në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë.
Saktësisht, pas 2 vitesh hetimi, Autoriteti i Konkurrencës konstatoi se 6 ndërmarrje grumbulluese kanë bashkërenduar çmimet e blerjes gjatë periudhave të sezonit.
Këto kompani janë:
Omer fruit SHPK
Nedrete Arapi PF
Besim Thaqi PF
Morina Grup SHPK
Fruit to Zela SHPK
Roland 2012 SHPK
Sipas Autoritetit të Konkurrencës, këto kompani kanë vendosur çmime të koordinuara duke krijuar një situatë të vështirë për fermerët në të gjithë vendin. Si pasojë e diktimit të çmimeve. Kanë mbyllur dyert për negocim. Kanë krijuar varësi të tepruar nga pak blerës si dhe kanë ushtruar presione për uljen e çmimeve. Po ashtu problematikë është edhe shlyerja e vonuar e pagesave.
Komisioni ka urdhëruar që ndërmarrjet e gjobitura të afishojnë në mënyrë të dukshme çmimet aktuale të produkteve që grumbullojnë si dhe do të jenë subjekt monitorimi për një vit nga Autoriteti i Konkurrencës.



