
Avokati Redon Meksi në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me procesin e primareve në Partinë Demokratike për të cilat u shpreh se janë shumë të vonuara dhe se duhet të kishte ndodhur diku te 6 muaj para.
Ai tha se 7 ditë kohë janë të pamjaftueshme për të bërë fushatë në anëtarësi dhe se e gjithë kjo të krijon shumë hije dyshimi, teksa theksoi se këto primare janë sa për sy e faqe.
Sipas tij, skuadrën e vendos vota, por po e hoqe votën emrat vëri sa të duash ti të bukur. Problemi qëndron nëse do kemi të bëjmë me zgjedhje apo votime.
Procesi i primareve në PD janë të vonuara. 7 ditë para votime më jepet lista e anëtarëve, unë që s’jam pjesë aktive e përditshme e partisë, s'kam kohë për të bërë fushatën time, pra duhet të ishin bërë 6 muaj para.
Këtu flitet për një anëtar një votë, por normalisht për proporcionalet duhet ti përshtatesh ligjit por këtë këta se bëjnë. Tirana do ketë diku 40 kandidatë treçereku i anëtarëve të PD do votojnë Berishën, pjesa tjetër do ndahet, sa shanse ka që të zgjidhet më i miri aty.
PD është justifikuar me statutin një anëtar një votë, pra kur duan e bëjnë një anëtar, një votë dhe kur nuk duan e bëjnë ndryshe.
Një pikë tjetër, duke parë kush është në krye të kamionit zgjedhor të PD, i njëjti person që ka qenë në zgjedhjet e përhershme të kontestueshme, është Albana Vokshi atëherë të ngrihen më tepër dyshimet. Nëse unë Redoni marr më shumë vota do jem i pari te lista e mbyllur?
Në fund do i mbesë në dorë kryesisë gjithçka. Kam bërë një propozim sipas kodit zgjedhor por jo me një emër por me 5 emra dhe ato që merrnin vota futeshin në listë dhe ato që nuk merrnin futeshin në listë me 1/3.
E gjithë kjo të lë hije dyshimi shumë të mëdha ky proces. Skuadrën e vendos vota, por po e hoqe votën emrat vëri sa të duash ti të bukur. Problemi qëndron nëse do kemi të bëjmë me zgjedhje apo votime.
Ne nuk bëjmë primare por tjetërsojmë votat dhe në këtë rast është më mirë të mos i bëjmë fare sepse duke i ndërtuar sa për sy e faqe më mirë mos ti bëjmë. Ose ti bëjmë si duhet, ose të mos i bëjmë fare se të fusim njerëzit në lojë.



