Drogë dhe mashtrim! Mbyllet Hydra, dyqani më i madh online/ I krijuar nga rusët

Drogë dhe mashtrim! Mbyllet Hydra, dyqani më i madh online/ I krijuar nga rusët

Autoritetet gjermane kanë mbyllur Hydra, një nga forumet më të mëdha dhe më të njohura të krimit kibernetik në internet, i cili ishte i aksesueshëm përmes rrjetit Tor.

Në biznes i cili që nga viti 2015, kishte mbi 17 milionë klientë dhe rreth 19.000 llogari, me një qarkullim vjetor të vlerësuar prej 1.3 miliardë euro.

Zyra Qendrore për Luftën kundër Krimit Kibernetik dhe Zyra Federale e Policisë Kriminale Gjermane (BKA) kanë sekuestruar serverë dhe infrastrukturë të dobishme për të mbajtur platformën në funksion, së bashku me një fond bitcoin, me vlerë rreth 23 milionë euro.

Forumi përdorej kryesisht për shitjen e drogës, dokumenteve false, shërbimeve dhe mallrave dixhitale të vjedhura nga palët e treta, të cilave i shtohet edhe pastrimi i parave dhe kriptovalutave në të gjithë botën. Hetimet nisën në gusht 2021 në bashkëpunim me autoritet amerikane, thuhet në deklaratën zyrtare.

Hydra kishte dalë hapur kundër shërbimit Bitcoin Bank Mixer, një mjet i ofruar nga platforma për klientët e saj dhe i aftë për të penguar transaksionet dixhitale duke i bërë ato të vështira për t’u zbuluar.

Faqja, në të cilën tani qëndron një flamur paralajmërues bllokimi, ishte i aksesueshëm ekskluzivisht përmes rrjetit Tor dhe u zhvillua nga rusët në gjuhën e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy