Protestat kundër Ramës/ Kume: Po ushtrojnë presion brenda grupit parlamentar të PS (VIDEO)

Protestat kundër Ramës/ Kume: Po ushtrojnë presion brenda grupit parlamentar të PS (VIDEO)

Protestat e zhvilluara në Tiranë, tashmë në ditën e 11-të, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, po vijojnë të mbajnë tensionin politik të lartë. 

 

Protestuesit kanë paralajmëruar se në rast se kërkesa e tyre nuk merret parasysh, do të vijojnë me forma të tjera reagimi.

 

Gazetari Mariglen Kume, i ftuar në “MCN Live”, vlerëson se kjo situatë po krijon një shtim presioni edhe brenda Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

 

Ditët e fundit janë shënuar edhe pakënaqësi dhe përplasje të brendshme që kanë dalë pjesërisht në media, përfshirë edhe një debat të raportuar brenda grupit parlamentar të PS-së, i lidhur me çështje etike.

 

Ndërkohë, të premten në sheshin “Italia” pritet të zhvillohet edhe aktiviteti për 35-vjetorin e Partisë Socialiste, në orën 18:00.

 

Sipas informacioneve që kam, është kërkuar pjesëmarrje e gjerë nga të gjitha qarqet e partisë, si një demonstrim force dhe mobilizimi politik.

 

Megjithëse protestat po krijojnë presion politik, nuk pritet një vendim drastik si dorëheqja, të paktën në këtë fazë të zhvillimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy