
Rusia ka deklaruar se ka testuar me sukses një raketë lundrimi hipersonike Tsirkon (Zircon) të lëshuar për herë të parë nga një nëndetëse.
Presidenti Vladimir Putin e ka cilësuar këtë armë si pjesë të një brezi të ri sistemesh të pakrahasueshme të armëve.
Ministria e mbrojtjes, e cila testoi gjuajtjen e raketës Tsirkon nga një anije luftarake në korrik, tha se nëndetësja Severodvinsk ka lëshuar raketën ndërsa ishte vendosur në Detin Barents dhe kishte goditur objektivin e saj të zgjedhur.
Pamjet video me cilësi të ulët të lëshuar nga ministria treguan raketën të gjuhej nga një nëndetëse dhe shkëlqimin e saj që ndriçonte qiellin e natës dhe sipërfaqen e ujit.



