Zelensky thirrje komunitetit ndërkombëtar: Njihni Rusinë si një "shtet terrorist"

Zelensky thirrje komunitetit ndërkombëtar: Njihni Rusinë si një "shtet terrorist"

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta njohë zyrtarisht Rusinë si një shtet terrorist në fjalimin e tij të natës së të enjtes pas sulmit në Vinnytsia.

Rusia ka treguar qëndrimin e saj ndaj ligjit ndërkombëtar, ndaj Evropës dhe ndaj gjithë botës së qytetëruar. Pas kësaj, askush nuk mund të ketë asnjë dyshim se një Tribunal Special për agresionin rus kundër Ukrainës është i nevojshëm sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Zelensky.

Vërejtjet e Zelensky vijnë pasi raketat goditën qytetin e Vinnytsia të enjten. Ai tha se në mesin e 23 personave të vrarë ishin tre fëmijë nën moshën 10-vjeçare.

Presidenti bëri thirrje për konfiskimin e "të gjitha aseteve dhe fondeve ruse në të gjitha vendet e botës" për të kompensuar "viktimat e terrorit rus".

"Është absolutisht e nevojshme të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur kufizime të tilla kundër eksporteuyhve ruse të energjisë, të cilat nuk do t'i lejojnë terroristët të mbulojnë kostot e tyre në kurriz të komunitetit ndërkombëtar," tha ai.

Sipas Zelensky, një numër përfundimtar i viktimave është ende duke u sqaruar pasi "pastrimi i mbeturinave është në vazhdim" dhe "dhjetëra njerëz janë të listuar si të zhdukur".

"Një nga raketat shkatërroi qendrën mjekësore Neuromed. Kishte njerëz brenda," tha ai. 

Presidenti tha se mes të vdekurve ishte edhe një vajzë 4-vjeçare e quajtur Liza dhe shtoi se nëna e saj është “në gjendje kritike për momentin”.

Rusia i dha fund jetës së vajzës pikërisht në kohën kur një konferencë mbi krimet e luftës ruse po zhvillohej në Holandë, në Hagë”, tha Zelensky.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy