Rita Gjeka-ish drejtoreshë e teatrit “Migjeni” në Shkodër tha në përmes një lidhjeje skype për “Mcn Informacion” se teatri “Migjeni” ka qenë plot përgjatë 10 viteve të fundit, dhe jeta kulturore ka qenë e pasur. Ajo përmendi disa nga shfaqjet më të spikatura që janë vënë në skenë së fundmi në teatrin “Migjeni”, ku veçoi “Vizita” të Davide Iodice.
“Edhe publiku është i talentuar dhe buzëhollë në Shkodër. Sot dhe nesër trupa e teatrit po jep shfaqje në Durrës, me “Krimi është vetëm i imi” me regjisore Driada Dervishi, pas një suksesi që patën në Shkodër. “Opera për tre grosh” me Kuniaki Ida. Qershia mbi tortë është shfaqja “Vizita”, e vënë në skenë nga Davide Iodice, që ka vënë në skenë edhe “Faustin” që ishte një mrekulli. Do bëhet një festival të humorit në fillim të dhjetorit. Spektatorët e Shkodrës janë shumë të interesuar dhe të dhënë për teatrin. Sapo kemi mbyllur festivalin “Lule Borë”. Koncertet, humori, janë të përditshme, por janë shfaqjeve teatrore që u jap rëndësi, dhe s’kisha dashur kurrsesi ta përziej teatrin me institucionet e tjera artistike. Në Shkodër ka përditë e më shumë aktivitete, koncerte, festivale. Janë të përditshme, dhe kjo e rrit jetën kulturore në qytet. 10-vjeçarin e fundit spektatori i fundit ka marrë sprintin final që merr një vrapues për të ardhur në teatër, dhe s’ka gjë më të bukur që ta shohësh teatrin plot. Ajo që dëshiroja është infrastruktura, sepse kemi një sallë. Kemi edhe kinema ‘Republika’, që është alternative, por për një qytet si Shkodra duhet një skenë tjetër alternative. Mungon ftohja, ngrohja, fonia, po prapë spektatorët vijnë. Rikonstruksioni i vitit 2015 ka qenë komplet mininalist për të shpëtuar lagështirën”.
Gjeka tha që Ministria e Kulturës s'ka investuar kurrë në teatër, por vetëm bashkia e qytetit.



