
Lindita Hoxha, gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Shkodër është shkarkuar nga detyra.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë seancës dëgjimore të së hënës evidentoi gjetjet për të tri kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.
Ajo ka bërë deklarime të pasakta të pasurive dhe burimeve të krijimit.
Lindita Hoxha prej vitit 2003 ajo ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër. Në vitin e 2019, Hoxha ishte një nga 5 gjyqtarët e Apelit që shqyrtuan çështjen e uljes së masës së dënimit ndaj Dritan Dajtit, por ajo ishte kundër uljes së dënimit.



