Në një deklaratë për mediat drejtoria vendore e policisë Lezhë bëri bilancin e një mujor të punës së saj, ku tha se janë zhvilluar gjithsej gjashtë operacione. Drejtori i policisë, Arben Nasufi, tha se një nga objektivat ka qenë pastrimi i territorit nga parcelat me kanabis si dhe ndalimi i lojërave te fatit.



