Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare ish-eurodeputeti dhe ish-ministri i Jashtëm i Sllovakisë Eduard Kukan. Lajmi i hidhur u bë me dije përmes një njoftimi nga Ministria e Jashtme e Sllovakisë.
Kukan ka qenë një nga mbështetësit e Shqipërisë në Parlamentin Europian, kryetari i Grupit punues të Komitetit të Punëve të Jashtme të PE për Ballkanin Perëndimor. Ai ka qenë shpesh në Shqipëri si i dërguar për ndërmjetësimin e krizave politike.
Ka ndërruar jetë sot ish- ministri i Jashtëm i Sllovakisë Eduard Kukan. Duke shërbyer në kohë të vështira, ai ia kushtoi jetën ndërtimit të Shërbimit të Jashtëm Sllovak. Vendimet e tij vendimtare na mundësuan anëtarësimin tonë në BE dhe NATO. Pa të historia e Sllovakisë mund të kishte qenë dukshëm e ndryshme. Faleminderit!”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme sllovake.



