Politico: NATO është më nervoze për Biden-in se Trump-in

Politico: NATO është më nervoze për Biden-in se Trump-in

Gjendja e brishtë e presidentit amerikan Joe Biden duket se i ka shqetësuar zyrtarët e NATO-s në samitin kyç të Uashingtonit shumë më tepër sesa se si blloku mund të ndryshohet në mënyrë drastike nëse kandidati kryesor republikan Donald Trump rimerr Shtëpinë e Bardhë, raportoi Politico të enjten, duke cituar burime.

 

Drupal Ad

 

 

 

Shqetësimet për gjendjen mendore të presidentit 81-vjeçar u përkeqësuan nga performanca e tij e keqe në debatin kundër Trump dy javë më parë. Media të shumta e kanë përshkruar Biden-in, i cili shpesh ngatërronte fjalët dhe nuk arrinte të përfundonte fjalitë, "të përçartur" dhe "jokoherent". Debati bëri që disa demokratë të përpiqeshin të gjenin një kandidat zëvendësues, megjithëse vetë Biden ka deklaruar kategorikisht se nuk ka plane të largohet nga gara.

Sipas Politico, disa kombe evropiane janë “alarmuar” nga rënia e dukshme e performancës së presidentit dhe janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar mbi këtë fakt, se sa nga humbja e mundshme e Biden-it përballë Trump-it, i cili në të shkuarën ka kritikuar aleancën. 

"Është një ndjenjë shumë e çuditshme të jesh në Evropë duke dëgjuar presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe je më i stresuar nëse ai do të shkojë jashtë skenarit sesa të emocionohesh për të dëgjuar liderin e botës së lirë," tha një zyrtar perëndimor për Politico. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy