Zëvendësi i Daçiçit shokon Serbinë: Në BE do të hyjmë pa Kosovën

Zëvendësi i Daçiçit shokon Serbinë: Në BE do të hyjmë pa Kosovën

Nënkryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, partisë që udhëhiqet nga Ivica Daçiç, Branko Ruzhiq ka deklaruar se Serbia nuk duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës, por që anëtare e plotë e Bashkimit Evropian do të bëhet “pa territorin e Kosovës”.

I pyetur se me cilin territor shtetëror Serbia do të hyjë në BE, përjashtuar territorin e Kosovës apo jo, Ruzhiç për “Die Prese”, ka thënë:

“Nëse vendet anëtare të BE-së, siç janë Sllovakia apo Spanja nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, nuk duhet as ne ta bëjmë këtë gjë. Serbia do të bëhet anëtare e BE-së pa territorin e Kosovës”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, kjo, sipas tij, nuk do të ndodh për pesë vjet, gjashtë, shtatë apo tetë vjet.

“Kemi mjaft kohë që deri atëherë të gjejmë zgjidhje funksionale për problemin. Ne, politikanët nga Serbia dhe Kosova duhet që të kemi qasje pragmatike dhe nuk duhet të mendojmë më për mitet”, ka sqaruar ai.

Kjo deklaratë e ka shokuar opinionin serb.

Për këtë është pyetur edhe shefi i Ruzhiçit, ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç.

“Mendoj se as ai, e as tjetër kush nuk e dinë se me çfarë kushtesh Serbia do të bëhet anëtare e BE-së”, ka thënë Daçiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy