Kopjimi i të dhënave në TIMS, merret i pandehur ish-drejtori IT në Policinë e Shtetit (VIDEO)

Kopjimi i të dhënave në TIMS, merret i pandehur ish-drejtori IT në Policinë e Shtetit (VIDEO)

Prokuroria e Tiranës ka marrë si të pandehur ish-drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, për veprën penale "hyrje e paautorizuar kompjuterike".

Ky i fundit akuzohet për ndërhyrje të paautorizuar në sistemet kompjuterike, rast i lidhur me kopjimin e të dhënave në sistemin TIMS.

Muça akuzohet se ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin TIMS, duke nxjerrë të dhëna sensitive.

Po ashtu ai dyshohet se ka përdorur kodet e një punonjësi tjetër dhe ka qenë i shoqëruar nga një person i paautorizuar.

Vet Muça nuk i ka pranuar akuzat, duke u shprehur se veprimet e tij ishin për të krijuar një back-up të sistemit. 

Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live tha se "është e provuar tanimë ndërhyrja e paligjshme dhe sipas Kodit Penal neni 182 kjo vepër penale dënohet me 3 deri në 10 vite burg nëse faktohet. Do jetë Gjykata Penale e kryeqytetit që do vendosë fatin e Ervin Muçë​s".

Në njoftimin e organit të akuzës thuhet:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq të pandehurin E.M., aktualisht me masë sigurimi ‘Arrest në shtëpi’ për veprën penale ‘Hyrje e paautorizuar kompjuterike’ parashikuar nga neni 192/b/2 i Kodit Penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore për çështjen penale nr.5404, datë 01.09.2023, rezultoi se: i pandehuri E.M., në lidhje me procedurat e backup dhe ekstraktimin e të dhënave, nuk ka informuar Drejtorin e Përgjithshem të Policisë së Shtetit, nuk ka një informacion, memo informuese, plan veprimi për problematikat e konstatuara dhe veprimet e ndërmarra për rregullimin e tyre.

I pandehuri E.M., ka urdhëruar punonjësit për hapjen e portave USB. Veprimet janë kryer prej tij deri në orët e vona të natës dhe në godinë janë futur persona të paautorizuar për të asistuar në procesin e back up, konkretisht shtetasi K. M; jo pjesë e stafit, shpeshherë ka hyrë me pinin personal të një punonjësi tjetër jo prezent. 

Gjithashtu, vërtetohet qartësisht lidhja midis pajisjes hard disk të sekuestruar me kompjuterin e identifikuar të lidhur me serverat; lidhje e realizuar për të mundësuar kryerjen e një procesi back up manual, duke eksportuar të dhëna në hard disk. Proces, i cili nuk ka pse të kryhet pasi vetë sistemi automatikisht bën dy back-up-e, për më tepër në pajisjen hard disk të sekuestruar evidentohen gjurmë të procesit të back up. Sa më sipër, hyrja e paautorizuar kompjuterike është realizuar. Pas hapjes së portave USB, procesi i back up ka filluar, vijuar, por nuk është përfunduar plotësisht.

Lidhur me veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, për të cilin gjithashtu është regjistruar procedimi penal nr.5404/2023 është vendosur ndarja e çështjes.

 

 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy