Nga mitingu i LSI-së në Tiranë, presidenti i ri, Ilir Meta ka ironizuar largimin nga kjo parti të Spartak Brahos, i cili iu bashkua sërish Partisë Socialiste. Meta tha se tashmë Brahon e ka marrë peng Rilindja.
“Dhe një që kishim na e mori peng rilindja, po mirë bëri se ai vajti në partinë e tij. Nuk ua ka fajin Ilir Meta se e gjithë rinia është me LSI-në. 1 milion shuplaka ishin për të varfrit e Shqipërisë dhe jo për oligarkët e Shqipërisë. Bëhuni gati, po vjen koha për 1 milion grushte, kundër oligarkëve dhe bandave të drogës. Përpara 1 mlion grushteve kundër oligarkisë për në 25 qershor. Le të heqin kë të duan nga administrata pasi 95% ishte e Rilindjes, por socialistët duhet ta dinë pasi ata po mashtrohen duke u thënë se fajin e ka LSI. Rama nuk ka punuar për socialistët, por për Rilindjen.”, tha Meta.
Braho, tashmë garon nën siglën e PS-së për kandidat për deputet në qarkun e Tiranës.



