Rritja e ndjeshme e çmimeve të naftës dhe inputeve bujqësore, pas nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, po rëndon gjithnjë e më shumë mbi fermerët në vend. Sipas ekspertëve, një pjesë e kësaj rritjeje është spekulative. Ata paralajmërojnë se, në mungesë të mbështetjes nga autoritetet, një pjesë e tokave bujqësore rrezikojnë të mbetet djerrë, ndërsa në treg do shtohen produktet e importit.



