
Shqipëria ka mposhtur Izraelin 1-0, një rezultat i mjaftueshëm për të marrë tre pikët e para në Ligën e Kombeve. Goli është shënuar nga Taulant Xhaka në minutën e 55-të.
Pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0, ndërsa në pjesën e dytë trajneri Panuçi bëri disa ndryshime në formacion, duke riformatuar disi ekipin, me Balajn që mori vendin e Gurit.
Minuta e 55-të do të sillte për kuqezinjtë avantazhin, i cili u ruajt deri në fund të takimit.
Ndeshja e zhvilluar në Elbasan Arena, në prani të një numri të vogël tifozësh. Përballja e radhës e Kombëtares do të jetë ajo e së hënës me Skocinë.



