Ndeshja me Çekinë/ Dede: Dikur ne bënim sfidantin, sot jemi forcë reale në futbollin evropian

Ndeshja me Çekinë/ Dede: Dikur ne bënim sfidantin, sot jemi forcë reale në futbollin evropian

Të enjten në Pragë kombëtarja do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit, pasi përballet me Çekinë kryesuese të grupit për kualifikueset e Europianit.

Këtë sfidë, pavarësisht se historia favorizon çekët teksa herën e fundit fituan 3-1 sfidën miqësore, trajneri Nevil Dede, për MCN live, e sheh me pritshmëritë të mëdha për ekipin kombëtar.

Sipas tij, lojtarët shqiptar dikur bënin sfidantin, sot pretendohet të jenë forcë reale në futbollin evropian.

Mendoj se Kombëtarja jonë  dhe lojtarët e kombëtares tonë janë ata që luajnë në një formë optimale dhe luajnë në pozicione të rëndësishme në ekipet ku luajnë, janë 7-8 lojtarë në SERIA A dhe të gjithë janë lojtarë titullarë. Pastaj të gjitha mundësitë dhe optimizmi që e rrethon këtë kombëtare, pritshmëritë i kemi të mëdha.

Përballja me Çekinë, ata janë emër më i madh se ne, por ne gradualisht, dikur ne bënim sfidantin, apo autsajderin sot, jemi forcë reale në futbollin evropian, sepse kur ti krijon, bën lajm dhe të vlerësojnë dhe mbi të gjitha lojtarët e tu apo të kombëtares shqiptare marrin pjesë në kampionate elitare por edhe në skuadër të mira respektive, do të thotë se ne jemi kundërshtar i fortë për këdo.

Silvinjo po mundohet të mbajë skuadrën më këmbë në tokë, por e rëndësishëm është që në të mos goditemi atje, dhe në momentin që ne nuk goditemi apo në vazhdimësinë e kësaj logjike ne mund të rritemi nga minuti në minutë.

Dede, sjell në vëmendje elementët që do të sillnin ndryshimin nëse arrihet një rezultat pozitiv me Çekinë.

Është e rëndësishme ndeshja me Çekinë, sepse ka disa elementë që duhet marrë parasysh.

Nëse ne me Çekinë mundemi të marrim një rezultat pozitiv, dhe jam i bindur për këtë, atëherë të gjitha pritshmëritë për Poloninë janë më të mëdha dhe Polonia vjen me një kundërshtim dhe qasje tjetër sa i përket përballjes me ne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy