
Në Kamerun, shembja e një ndërtese ka shkaktuar të paktën 12 persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi në Douala, qendra ekonomike e vendit dhe qyteti më i madh, rreth 200 kilometër në perëndim të kryeqytetit Yaounde. “Numri i viktimave mund të jetë më i lartë. Ekipet e shpëtimit janë ende duke gërmuar nëpër rrënoja për të parë nëse mund të nxirren më shumë trupa”, tha guvernatori i rajonit, Samuel Dieudonne Ivaha Diboua. Zjarrfikësit e ushtrisë janë urdhëruar t’i bashkohen Kryqit të Kuq të vendit dhe shërbimeve të tjera të shpëtimit në kërkimin e të mbijetuarve të bllokuar nën rrënoja si pasojë e ngjarjes së ndodhur pasditen e së dielës.



