Vetëm dy qytete ofrojnë 24 orë ujë. FactCheck zbardh raportin/ Shqiptarët tualete me gropa septike

Vetëm dy qytete ofrojnë 24 orë ujë. FactCheck zbardh raportin/ Shqiptarët tualete me gropa septike

Dy vite më parë në një situatë falimenti si Ujësjellës Kanalizime Durrës e Vlorë qeveria shqiptare ndërhyri, ku nga 61 drejtori u kaluar në 15 rajonale. Por si ka performuar përgjatë 2023 ky sektor?

Emisioni FactCheck zbardh raportin e detajuar të Entit Rregullator të Ujësjellës Kanalizimeve i cili nxjerr në pah se problemet e shkuara mbeten sërish aktuale dhe të pazgjidhura.

Me një komunikim të znj.Balluku qeveria shqiptare njoftoi se Ujësjellës Kanalizimet nga 61 drejtori në rang bashkish do të kalonin në 15 drejtori Rajonale.

Emisioni FactCheck sjell një tablo të këtij dy vjeçari ristrukturimi ku sipas Entit Eregullator të Ujit, ERRU problematikat mbeten të njëjta me mo sarkëtime, mos pajisje me matësa e deri në praninë e tualeteve pa kanalizime që përdoren ende në vend (njohur ndryshe si gropat septike).

Në faqen dhjetë të këtij raporti dorëzuar tashmë në paralment thuhet se përtej reformës dhe ristrukturimit uji i hedhur në rrjet dhe i pa arkëtuar njohur si “Uji Pa të Ardhur”a ka pësuar përkeqësim të treguesve:

“Uji Pa të Ardhura” për vitin 2023 është përkeqësuar me rreth 0.3% krahasuar me një vit më parë, përkatësisht nga 63,7% në 64%. Përkeqësimi i këtij treguesi ka ardhur si rezultat i rritjes së volumit të ujit të prodhuar me rreth 7 milion m3 përkundrejt volumit të faturuar me vetëm 0.65 milion m3”.

Tek premtimet e kahershme të furnizimit me ujë 24 përfshi metropolin apo qytetet e tjera të vendit Enti Rregullator i Ujit thotë se jemi ende larg dhe maksimumi mesatar i arritur deri më tani është në 16.6 orë në ditë dhe kjo jo në të gjithë vendin:

“Kohëzgjatja e Furnizimit me Ujë” raportohet 16,6 orë/ditë me një rritje të lehtë prej 0.3 orë/ditë, ku vetëm shoqëria Rajonale UK Korçë ka 23.5 orë/ditë, pjesa tjetër, me 13-22 orë në ditë, ndërsa Kamëz, Selenicë dhe Vorë nga 4-8 orë /ditë. Riorganizimi i shoqërive UK në shoqëri rajonale ka ndikuar që asnjë prej shoqërive UK të raportojë furnizim me ujë të pandërprerë në 24/7, pasi shoqërive ekzistuese që ofronin furnizim ujë 24/7 u janë bashkuar shoqëri me më pak orë furnizimi duke ulur mesataren e orëve për të gjithë zonën e shërbimit”.

Ky raport për vitin 2023 nxjerr në pah se 33 mijë abonentë që kanë ujë të pijshëm nga rrjeti Ujësjellësave nuk kanë kanalizime për largimin e ujërave të ndotur.

“Mbulimi me Kanalizime” në nivelin 55% ka një përmirësim me 0.8% pasi popullsia me shërbimin e KUN është ulur me 13,525 banorë, ndërkohë që popullsia në juridiksion është ulur me 58,098 banorë. Në sektor janë akoma rreth 33 mijë klientë, të cilët e realizojnë grumbullimin e ujërave të ndotura  nëpërmjet gropave septike. Gjithsesi kërkohet rritja e vëmendjes për investimet  në këtë sektor”.

Ndalur tek ankesat e qytetarëve për ERRU abonentëve ato janë rritur dhe drejtoritë me numrin më të lartë që kanë përkeqësuar treguesin dhe që kanë më tepër ankesa janë ujësjellës kanalizime drejtoria rajonale Fier, Berat, Dibër, Lushnjë si dhe UK Vorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy