Trump: Putin duhet të bjerë dakord për një armëpushim në Ukrainë deri më 8 gusht ose rrezikon sanksione

Trump: Putin duhet të bjerë dakord për një armëpushim në Ukrainë deri më 8 gusht ose rrezikon sanksione

Presidenti Donald Trump tha këtë  të martë se Rusia duhet të bjerë dakord për një armëpushim në Ukrainë deri më 8 gusht ose rrezikon sanksione.

Donald Trump vendosi në muajin korrik një afat prej 50 ditësh për marrëveshjen me Ukrainën, duke kërcënuar me tarifa nëse nuk arrihej një marrëveshje. 

Të hënën, gjatë takimit të tij me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, ai tha se po e shkurtonte këtë afat në "10 ose 12 ditë".

Në bordin e Air Force One këtë të martë, gjatë rrugës për në Shtetet e Bashkuara, Trump tha se koha po kalonte dhe se afati është "10 ditë nga sot".

Dhe pastaj do të vendosim tarifa, dhe nuk e di nëse kjo do të ndikojë në Rusi, sepse ai, padyshim, ndoshta dëshiron ta vazhdojë luftën.

Presidenti ka ndryshuar pikëpamjet e tij mbi luftën në Ukrainë gjatë gjithë administratës së tij të dytë, duke shprehur së fundmi se është “i zhgënjyer” me Presidentin rus Vladimir Putin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy