Pedagogu Erlis Çela ka qenë i ftuar në studion e lajmeve në MCN TV për të folur për zhvillimet e fundit politike. Çela tha fillimisht se nuk ka vullnet për të zgjedhur një president konsensual dhe se Rama dëshiron të ketë kontrollin e plotë të presidencës pas asaj që ndodhi me Metën.
Rama i ka numrat e mjaftueshëm për presidentin. Shikoj që nuk ka në thelb një negociatë, nuk ka një vullnet për të zgjedhur një president konsensual, fjalimi i Ramës e përforcoi. Rama kërkon të ketë kontrollin e plotë të presidencës e pas asaj që ndodhi me Metën.
Përsa i përket reagimit të Ramës për raportin e fudit të DASH, Çela tha se kryeministri vepron me dy standarde.
Rama po vepron me dy standarde, kemi një qëndrim që nuk shkon, i jep rëndësi veprimeve të DASH kur do dhe i injoron kur nuk i pëlqen. Psh, për Berishën ishte pro vendimit, tani që DASH ka një raport (më negativin në 10 vitet e fundit) Rama i injoron e thotë janë copy-paste. Janë disa nota negative për qeverisjen së tij. Një nga pikat më të zeza ishte reforma në drejtësi. Raporti evidentonte problematike në shumë pjesë të qeverisjes së tij. Bie në sy qëndrimi më dy standarte.
Çela tha se ka një shtyrje të reagimit të PS-së në lidhje me shpalljen non-grata të Aqif Rakipit, ku preket dhe deputeti Oralndo Rakipi. Pedagogu shtoi se PS duhet të distancohet.
Besoj që PS duhet të distancohet, dueht të përjashojë Rakipin nga grupi parlamentar. Dhe familjarët e dikujt që shpallet non-grata janë non-grata. Nuk besoj se do të ketë një alternativë tjetër. Nëse do të ketë një zgjidhje tjetër, besoj se nuk do të jetë qëndrimi i duhur. Duhet të ketë një vendmiarrje të fortë. Orlando Rakipi është pjesë e familjarëve të ngushtë të Aqip të Rakipit. Shtyrja nuk jep një mesazh optimist, duhet të kishte reaguar menjëherë. Rama e ka sulmuar vazhmisht Berishën për shkak se është non-grata, tani ai ka një deputet që është non-grata. Ky deputet u fut në listën e kandidatëve të Tiranës për të ndryshuar balancat dhe ën fat ai ja arriti. Një person që nuk kishte asnjë lidhje me strukturat e PS-së ia arriti të bëhej deputet.
Përsa i përket aferës së inceneratorëvë Çela tha se është ndoshta afera më e madhe korruptive dhe se kjo gjë nuk mund të kjetë bërë vetëm me dijeninë e personave dytësorë apo tretësorë në administratë.
Afera e inceneratorevë ndoshta është afera më e madhe korruptive dhe nuk mundet të ketë qenë e organizuar nga disa njerëz në nivele të dyta apo të treta. Askush s’ka guxim të firmosë një aferë 400 milionë euro pa dijeni e kryeministrit. Rama besoj se ka përgjegjësi direkte dhe disa ministra. Kjo dosje është provë për organet e reja të drejtësisë. Gjasat ajnë të kemi lëvizje të reja pasi nuk janë prekur një sërë çështjesh për inceneratorët. SPAK ka preferuar t’i trajtojë veçmas inceneratorët. Nga ana tjetër kemi një përgjigje të avashtë.
Nuk besoj se do të ndryshojë diçka nga marrja në pyetje e Kokës. Nuk pres të ketë ndonjë çudi. Do doja që Koka të tregonte si ka funksionuar dhe të tregonte dhe përgjegjës të tjerë. Ka pas shpresë se do ta bëjë. Duket dhe nga mënyra si Koka u arrestua, të lë të kuptosh për një kompromis. Nuk pres një çudi nga procesi.
I ndalur disi tek kriza në PD, Çela tha se gjërat në PD janë ndarë për të mos u kthyer më bashkë.
Në PD gjrat janë ndarë në atë mënyrë për të mos u rikthyer më bashkë. Palët kanë referenca të ndryshme për burimin e krizës. Ka qëndrime të ndryshme dhe botëkuptiome të ndryshme si duhet drejtuar PD. Palët po harxhojnë energji me retorikë boshe. Berisha nuk e ka shumicën në grupin parlamentar të PD-së. Berisha ka një qasje të kujdeshsme të mos e prishë marrëdhënien me grupin. Nga ata tjetër kemi një grupim deputetesh që mbështesin Alibeaj dhe presin një rrugëzgjidhje ligjore. E shikoj si moment të rëndësishëm se si do lëvizin balancat.



