“McGonigal”/ Gështenja: Rama të dorëhiqet, marrëdhëniet me SHBA të tronditura. Skemë për të ekzekutuar opozitën (VIDEO)

“McGonigal”/ Gështenja: Rama të dorëhiqet, marrëdhëniet me SHBA të tronditura. Skemë për të ekzekutuar opozitën (VIDEO)

Deputeti demokrat Lefter Gështenja, për takimet e Kryeministrin Edi Rama me zyrtarin e lartë të FBI-së të arrestuar, Charles McGonigal thotë se në radhët e politikës nuk ka qenë e diskutuar me përjashtim të një rasti në portale, i diskutuar në herët edhe pse pa shumë zhurmë.

Nga studio e lajmeve në MCN Tv, Gështenja tha se rasti është tronditës dhe i rrallë në këto 32 vite, që drejtuesi më i lartë i vendit, Kryeministri dhe një nga drejtuesit më të lartë të FBI janë të përfshirë në një aferë si kjo që ka dalë në mejdan.

Për një person të përgjegjshëm kisha menduar që Kryeministri minimalisht duhet të jepte dorëheqjen për t’iu përgjigjur akuzave nga mediat ndërkombëtare dhe gjykata në Amerikë.

Edhe pse sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka depozituar në SPAK një kërkesë për ndjekje penale, sërish nuk kemi reagim nga institucionet e drejtësisë.

Pak kohë më parë po të njëjtat institucione, nisur nga lajmet e botuara ndaj një gazetë në Amerikë, filloi një proces ndaj ish-kreut të opozitës.

Do t'i shërbente vetë Ramës dhe opinionit publik që të japë dorëheqjen dhe të tregojë gjithçka ka ndodhur rreth kësaj akuze.

Heshtja e zotit Rama për kaq ditë për të treguar se nuk ka ndodhur asgjë, është tregues i qartë se vetë zoti Rama është i përfshirë.

Nuk do të merresha shumë me 225 mijë dollarët, por duhet të diskutojmë aktet e Kryeministrit, takimet e fshehta joinstitucionale, jozyrtare, me persona privatë, qoftë njëri shtetas shqiptaro-amerikan dhe tjetrit që Kryeministri e citon si këshilltar pa pagesë.

Bëhet fjalë për një skemë për të ekzekutuar opozitën. Ky është ekzekutim pa armë.

Rama është investuar fortë që të ekzekutojë opozitën dhe konkretisht Partinë Demokratike.

Gështenja shtoi se janë tronditur marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me këtë që ka ndodhur, pasi tha se është hera e parë që Kryeministri i vendit përfshihet në një aferë të tillë korruptive me një nga drejtuesit më të lartë të FBI, për më tepër që synohej ekzekutimi i opozitës.

Shumë shpejt do të kemi zhvillime të reja në këtë fushë.

Besoj dhe shpresoj që ky vend të mos drejtohet nga një njeri që ka objektiv kryesor të zhdukë demokracinë në vend.

Institucionet e drejtësisë janë të kapura të gjitha nga Rama. Imagjinoni që ka tentuar të lobojë deri te drejtuesi më i lartë i FBI.

Për zgjedhjet e 14 majit, ku dy grupimet në Partisë Demokratike kanë depozituar dy lista anëtarësh për KZAZ-të, Gështenja deklaroi se grupi parlamentar zyrtar ka marrë një vendim që Partia Demokratike do të futet në zgjedhje.

Sipas tij, janë bërë përpjekje maksimale që të bashkohen jo vetëm demokratët, por se deri më sot nuk është bërë e mundur.

Listat janë dorëzuar nga sekretari i përgjithshëm zoti Gazment Bardhi dhe besoj që është vendimi i duhur.

Mendoni për një moment sikur PD zyrtare të mos dorëzonte listën në KQZ, i bie t’i plotësojë mazhoranca.

Besoj se KQZ do regjistrojë PD-në zyrtare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy