Vinin baste sportive me telefon, blutë e Tiranës arrestojnë pesë persona

Vinin baste sportive me telefon, blutë e Tiranës arrestojnë pesë persona

Policia e Tiranës ka njoftuar se pesë persona janë vënë në pranga pasi janë kapur në flagrancë duke vënë baste sportive nëpërmjet telefonit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i kontrolleve në lokale dhe në ambiente të tjera, në zonën e Kombinatit, ku mund të organizohen lojëra fati në kundërshtim me ligjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Multiple”.

Si rezultat i këtij operacioni, janë evidentuar dhe goditur 5 raste të vënies së basteve sportive, përmes celularëve. Në përfundim të veprimeve hetimore për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Xh. Ç., 24 vjeç, B. Sh., 47 vjeç, E. H., 25 vjeç, E. L., 24 vjeç, R. L., 31 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. Xh., 45 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në lokale të ndryshme, në Kombinat, 5 shtetasit e arrestuar u kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, përmes celularëve.

Ndërkaq, 45-vjeçari në hetim kishte marrë me qira njërin nga lokalet ku kryhej kjo veprimtari e kundërligjshme.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 aparate celulare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy