Përplasja e Ramës me drejtësinë/ Andoni: Retorikë e vazhdueshme që nuk shkon te thelbi i problemeve, por merret vetëm me shkaqet (VIDEO)

Përplasja e Ramës me drejtësinë/ Andoni: Retorikë e vazhdueshme që nuk shkon te thelbi i problemeve, por merret vetëm me shkaqet (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama prej ditësh ka intensifikuar një retorikë publike që e vendos atë përballë sistemit të drejtësisë, duke ngritur debate të forta mbi funksionimin e reformës në drejtësi.

Analisti Ben Andoni, në një intervistë për “MCN Live”, e analizon këtë përplasje si një diskurs që, sipas tij, nuk prek thelbin e problemeve, por ndalet vetëm te shkaqet sipërfaqësore.

Rama përdor një retorikë që nuk tenton të shkojë në thelb të problematikave, por merret me pasojat. 

Kjo nuk mund të quhet as retorikë e mirëfilltë, por më tepër një mënyrë të foluri deklarative dhe monologuese. 

Kryeministri shpesh komunikon përmes vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe praktikave të ekzekutivit, ndërkohë që retorika, sipas tij, do të duhej të kishte një dimension më analitik dhe narrativ, të ngjashëm me atë të një debati akademik mbi çështje thelbësore.

Sipas Andonit, vetë reforma në drejtësi, e miratuar dhe e zbatuar nga mazhoranca aktuale, rezulton të jetë thellësisht e dështuar. 

Në këtë situatë ndodhemi përballë paradokseve të mëdha. 

E para, që Rama duhet të kuptojë se reformën që ai dhe koleget e tij e kanë bërë është një reforme tërësisht e dështuar

Nga njëra anë, një organ që, kur jep vendime kundër mazhorancës, lavdërohet nga opozita, ndërsa kur vendimet perceptohen si në favor të saj, krijohet heshtje ose relativizim nga mbështetësit e reformës. 

Ka ardhur koha që Parlamenti shqiptar të merret seriozisht me reformën në drejtësi, pasi ajo përbën një nga kapitujt themelorë për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Reforma në drejtësi do të jetë thelbi i asaj që Shqipëria do të përfaqësojë në muajt në vijim në raport me Bashkimin Evropian. Dështimet e mëparshme tregojnë se kjo çështje nuk mund të anashkalohet më. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy