George Clooney e përshkroi propozimin e tij për martesë Amal si një "katastrofë" pasi avokatja fillimisht mendoi se unaza prej 7 karatësh me diamant i përkiste një prej ish të dashurave të tij.
“Ishte një katastrofë”, tha aktori për Drew Barrymore në episodin e së premtes të “The Drew Barrymore Show ”.
"Unë e kam fshehur unazën në një sirtar të vogël dhe kisha përgatitur darkën, ndërkohë që kishim gjashtë muaj të lidhur."

Aktori i "Oceans Eleven" vuri në dukje se ai kishte në plan që Amal, 44 vjeç, të merrte diçka nga sirtari - ku ndodhej unaza - teksa luhej kënga "Why Shouldn't I" nga tezja e tij, Rosemary Clooney.
Megjithatë, gjërat shpejt morën kthesën për keq kur avokatja zbuloi unazën dhe mendoi se i përkiste një prej ish të dashurave të Clooney.
"Ajo e nxorri atë nga sirtari i vogël dhe më tha “ka një unazë aty”, ndoshta dikush e ka harruar disa vite më parë.. ndërkohë unë isha ulur në gjunjë," vazhdoi fituesi i çmimit Oscar.
Pas 20 minutash avokatja tha “Oh Zot, O Zot”, pasi e kuptoi dhe tha “po”.
Çifti u martuan vetëm pesë muaj pas propozimit kaotik përpara miqve dhe familjes së tyre më të ngushtë gjatë një ceremonie luksoze në Itali.
Çifti, i cili kohët e fundit festoi me stil përvjetorin e tetë-vjetorit të martesës, kanë dy binjakë 5-vjeçarë Ella dhe Alexander – dhe kanë bërë disa “gabime të tmerrshme” si prindër për herë të parë.
Ndërsa u shfaq në CBS Mornings muajin e kaluar, aktori zbuloi se plani i çiftit për t'u mësuar fëmijëve të tyre një gjuhë të dytë u dështoi.

Ne kemi bërë një gabim të tmerrshëm,” i tha aktori prezantuesit Gayle King. "Ne u mësuam atyre italisht."
“Por ne nuk flasim italisht. Pra, ne i kemi armatosur me një gjuhë me të cilën mund të na dëmtojnë. Dhe ne të dy nuk e dimë me të vërtetë se çfarë po thonë,” tha ai me shaka, duke shtuar, “Unë jam nga Kentaki. Anglishtja është gjuha ime e dytë.”



