Gara për Kuçovën, Koxhaj: Nuk tërhiqem për asnjë arsye, më interesojnë qytetarët dhe jo çfarë thonë politikanët që kanë vite që zihen

Gara për Kuçovën, Koxhaj: Nuk tërhiqem për asnjë arsye, më interesojnë qytetarët dhe jo çfarë thonë politikanët që kanë vite që zihen

Kandidati i PD në Kuçovë Ilirjan Koxhaj deklaroi përmes një lidhje “Skype” në studion e lajmeve në MCN Tv se ai nuk do të tërhiqet nga gara për bashkinë e Kuçovës pasi një veprim i tij do të thotë që t’i heqë një mundësi alternative qytetarëve.

I pyetur për krizën në PD dhe mosmarrëveshjet mes drejtuesve, Koxhaj tha se atij nuk i interesojnë zënkat mes politikanëve dhe se fokusi i tij është puna që do bëjë për qytetarët dhe programi i tij.

Fushata në Kuçovë nuk është e zakontë, jam i ndërgjegjshëm, por asnjëherë nuk jam udhëhequr nga rrethanat, por tek ajo që besoj. Besoj se Zoti është në anën time dhe do fitojë. Do garoj jo për kandidatët që kam përballë,  jo për të sotmen, por për të ardhmen e fëmijëve. Rinia po e braktis vendin se po keq qeveriset. Kemi 30 vjet që keq qeverisemi, kam stafin më të mirë.

Së bashku me stafin kemi disa muaj që mbajmë kontaktet me biznese dhe fermerë. Kemi vendosur 3 prioritete, punësimin, nxitjen e mirëqenies sociale dhe infrastrukturën. Me infrastrukturë nuk kemi parasysh vetëm rrugët në qytete, prioritet janë ambientet e tregut. Tregu ka 25 vite që është ndërtuar, ka nevojë për rikonstruksion. Nuk mund ta premtoj që do e bëj nga e para, por do e bëj të përshtatshëm që produktet mos të preken nga moti.

Vendgrumbullimi i mbetjeve është në zonën më të keqe. S’kemi mundësi të ndërtojmë landfill, por kemi gjetur një vend që është e keqja më e vogël. Kur themi nxitja e punësimit, nuk e kemi retorikë, nuk jemi si kandidatët e tjerë. Fokusi ynë është të nxisim biznesin. Çdo person që vendos të hapë një biznes 6 muaj e parë nuk do paguajë taksa vendore. Personat që nuk kanë një profesion, por kanë dëshirë të mësojnë një zanat bashkia do subvencionojë kurse falas. Kjo kushton pak dhe ka impakt. Për gratë shtëpiake do mundësojmë ato të prodhojnë produkte në mënyrë artizanale në shtëpi dhe t’i shesin. Fermerët ose prodhojnë pak nga kushtet e motit, ose mbiprodhojnë. Do synojmë tregun perëndimor, kemi synuar lindjen dhe kjo ka ndodhur se nuk i kemi certifikuar prodhimet.

Berisha ka betejën e tij, unë kam timen. Fokusi im është t’i ofroj qytetarëve mundësi. Më shqetësojnë qytetarët e mi, nuk më shqetëson se çfarë thonë politikanët. Kuçovës i duhet një pallat kulture jo çfarë thotë një politikan. Intelektualët nuk duhet të rendin pas politikës, ato prodhojnë politikë, ne na duhet alternativë.

Unë aspiroj për kryetar bashkie në Kuçovë, aspiroj për një kontratë me këta qytetarë.  Nuk më shqetësojnë punët mes dy liderëve që kanë vite që zihen me njëri tjetrin. Nuk garoj për asnjë politikan.

Nuk jam jo realist. 2015-2019 unë kam qenë anëtar i Këshillit Bashkiak, kemi bërë një punë të shkëlqyer. Këshilli bashkiak duhet të fokusohet të mos rrisë taksat e qytetarëve për të krijuar të ardhura. Ne i kemi mundësitë të krijojnë të ardhura të tjera nga renta minirave. Është detyrimi kryebashkiakut të negociojë me bizneset. Fokusi im është të rrisim mirëqenien e qytetarëve. Janë ulur në nivelin dysheme pagat e punonjësve në Bashki. Kjo ndikon vetëm 1% në buxhet, por ka efekt social shumë i madh. 

Alternativën time nuk do e  tërheq për asnjë rrethanë do jem aty për bashkëqytetarët e mi. Kam stafin më perfekt, tërheqja ime do të thotë t’i heq mundësi qytetarëve dhe do jemi mundësi për ta . Vetëm unë mund të jem mundësia që ky vend të ndryshojë me ritme të shpejta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy