
Ministria e Jashtme ruse ka sanksionuar 36 shtetas britanikë, duke përfshirë anëtarë të qeverisë britanike, anëtarë të agjencive të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit dhe gazetarë.
Ministria e Jashtme njoftoi se kjo masë lidhet me “kursin anti-rus të qeverisë britanike”.
Qeveria britanike vazhdon të zbatojë në mënyrë aktive mekanizmin e sanksioneve personale dhe të kryejë një fushatë intensive propagandistike për të diskredituar vendin dhe izoluar atë në skenën ndërkombëtare.
Ministria nuk publikoi listë me emrat e atyre që i nënshtrohen sanksioneve.
Ndërkohë Moska ka shpallur sanksione kundër qindra qytetarëve britanikë në përgjigje të qëndrimit të Londrës ndaj luftës.



